Loading…
Fëmiu që po vdiste urie dhe shqiponja që priste ta hajë, fotoja që bëri historinë
  • 11/02/2019 | 18:01

Fëmiu që po vdiste urie dhe shqiponja që priste ta hajë, fotoja që bëri historinë

Foto “Shqiponja dhe vajza e vogël” nga Kevin Carter, është nga fotot më të famshme në botë, e në vitin kur është bërë ishte fotoja më e përhapur dhe e komentuar. Por, kjo ishte edhe fotoja që çoi në vetëvrasje autorin, transmeton Gazeta Metro.


Por, cila ishte arseyja që çoi në vetëvrasje autorin?

Në krizen e urisë në Afrikën Jugore në 1993 fotografi, Kevin Carter fotografoi një femijë të rrëzuar për tokë duke bërë përpjekje të arrinte në një qënder të Kombeve të Bashkuara në Ayod, Sudanin e Jugut. Aty shihet një shqiponjë që pret fëmijën të vdes dhe ta hajë. Atë kohë ai kishte parë shumë fëmijë që kishin vdekur e po vdisnin urie. Kjo ishte njëra nga skenat që e kishte tronditur fotografin, transmeton Gazeta Metro

Në mars 1993 u publikua foto për herë të pare, dhe nje vit pas po ajo foto fitoi çmimin Pulitzer. Carter kreu vetëvrasje katër muaj pasi fitoi çmimin, dhe në shkrimet që ai la, tha se: Do të shkoj e të bashkohem me fëmijët që vdiqen urie.”

Fotografia u shfaq për herë të parë më 26 mars 1993 në The New York Times,  dhe u shpërnda në të gjithë botën. Një herë u mendua se ishte vajzë dhe fotos i mbeti ai emër por me pas, në vitin 2011, babai i fëmijës zbuloi se fëmija ishte në të vërtetë një djalë, Kong Nyong, dhe kishte shpëtuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë