Siç duket skuadra e Fenerbahces ka humbur durimin për të arritur një marrëveshje me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi. Klubi turk besohet se është afër marrëveshjes me sulmuesin norvegjez, Joshua King, transmeton Gazeta Metro.
Përveç rivalitet të madh që kanë ndërmjet tyre në fushë, dy skuadrat turke Galatasaray dhe Fenerbahce janë duke ‘luftuar’ me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e gjigantit kosovar.
Por, çmimi i lartë që po kërkon Lazio kanë bërë drejtuesit e Fenerbahces të mendojnë për ndonjë opsion tjetër dhe mos ta rikthejnë në skuadër Vedat Muriqin.
Siç raportojnë mediumet turke drejtuesit e Fenerbahces janë takuar ditët e fundit me menaxherin e sulmuesit, Joshua King në Stamboll dhe mësohet se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për të përfunduar marrëveshjen.
Norvegjezi 30-vjeçar sezonin e kaluar u paraqit me Watford, klub me të cilin i përfundoi kontrata në fund të qershorit. Ai stinorin e kaluar shënoi pesë gola dhe dhuroi tre asistime në 32 ndeshje në Premier League./gazetametro.net