Loading…

Fenomenet që nuk mund t’i shpjegojë shkenca

  • 01/02/2017 | 10:42

Fenomenet që nuk mund t’i shpjegojë shkenca
 Koha në të cilën jetojmë është shumë përshtatshme për të kryer aktivitete të ndryshme, duke na e bërë jetën shumë më të lehtë.

Mirëpo nganjëherë edhe pse përjetojmë shumë ndjesi të ndryshme nuk e dimë se nga vinë ato, sikurse që nuk e dimë edhe prejardhjen e shumë zbulimeve që na mbrojnë nga rreziqet.

Kuptimi i jetës

Disa njerëz besojnë se ne njerëzit janë mjaft të veçantë në fakt, ata mendojnë se ne jemi në mënyrë të veçantë për të vetmen arsye se nuk e dime se çka kërkojmë në këtë botë. Studim ky i cili ka ngritur shumë polemika të ndryshme si shkencore ashtu edhe fetare.

Ajshtajn besonte se kuptimi i jetës është thjesht të krijojë kënaqësinë për veten dhe për njerëzit e tjerë.

Filozofët janë përpjekur për mijëra vjeç për të vënë një kuptim të ekzistencës sonë, por nuk kanë sjellë diçka të bindshme. Ndërsa shkenca ende nuk mund të shpjegojë se çfarë është qëllimi ynë, në qoftë se ne kemi një të tillë mbi të gjitha.

 Barna të panjohura

Për të provuar një trajtim mjekësor sigurisht që duhet një recetë mjeku paraprakisht apo sugjerim nga ai. Nganjëherë njerëzit marrin pilula të ndryshme “të rreme“ të cilat i përdorin në mënyrë se si ua ka përshkruar dikush, pavarësisht ka qenë person adekuat apo jo.

Ajo çka i shqetëson shkenctarët janë efektet e mira që sjellin këto barna. Sipas një fjalimi të bërë nga një grup shkenctarësh është theksuar se disa njerëz kanë marrë disa tableta sheqeri , duke besuar se rezultati i tyre është shumë pozitiv pavarësisht se nuk janë aspak adekuate, dhe kanë një tjetër funksion në organizëm. Rezultati i këtyre është pritur të sjellë zgjuarsi te perdoruesit, një gjë të tillë nuk e kanë pranuar ky grup shkenctarësh.

Shkenca nuk mund ta shpjegojë këtë, mirëpo trupi i njeriut mund të bëjë gjëra mjaftë të mrekullueshme, kur vetë njerëzit e bindin mendjen e tyre se ashtu do të ndodhë.

Déjà Vu

Nganjëherë ju ndjeni se e keni përjetuar një moment dy herë, në të njejtin vend. Kjo u ndodhë shumë njerëzve, dukuri mjaft e përhapur. Teoritë më të popullarizuara të “déjà vu” përfshijnë një anomali ose ndërprerje të vogël në brendësi të trurit kur ajo mendon se është duke kujtuar,  në fakt ajo është duke përjetuar kujtime të reja. Kjo është një dukuri delikate pa shkak të njohur apo kurë, dhe mund të jetë shumë e komplikuar.

Disa njerëz besojnë se “déjà vu ” nuk është asgjë më shumë se një çrregullim i lehtë psiqik,brenda sekondash.

Fluksi i internetit- online

Interneti dita-ditës po zgjerohet me shpejtësi maksimale. Çdo minut, njerëz të panumërt e shfrytëzojnë atë, duke shikuar gjëra të interesave të tyre, apo duke ngarkuar video, duke u marrë me shit-blerjet online etj.  Numri i këtyre lëvizjeve në internet është i hatashëm dhe i pa kontrolluar. I fundit që provoi ta kuptoj sesi ka mundësi që gjërat online të jenë në këtë ritëm dështoi si shumë tjerë para tij, sepse një gjë e tillë nuk është e mundur. Me një fjalë nuk ka mundësi të dihet se si qarkullojnë të gjitha këto brenda një minuti dhe të mos bllokohen këto sisteme online.

”As Google- Gjyshi i internetit nuk e di sesa gjëra janë të regjistruara brenda tij”

Kompjuter bronzi llogaritar

Një anije greke e gjetur në vitin 1900, e cila mendohej që është fundosur shumë më herët, kishte një pasije “kompjuter qiellor “, që sipas eksperteve besohet që ishte më i vjetër se 100 vjet se historia e Jezusit.

Në këtë anije të fundosur,  u gjet pra kjo paisje që kishte shërbyer për të llogaritur pozicionin e planeteve, fakt ky që reluztoi të jepte këtë informacion 1800 vjet para shpikjes së teleskopit. Teknologjia e sofistikuar  ishte aq e avancuar saqë studiuesit nuk arritën ta kuptojnë se kush dhe si ka mundur ta projektoj atë, duke e marrë parasysh kohën kur është përdorur.

Zbulimi i këtij mekanizmi  i njohur si Antikythera është pothuajse si gjetja e iPhone të fundit në bordin e anijes së mbytur  të Titanikut.

Graviteti

Kjo forcë e padukshme që na ndalon nga fluturimi jashtë terrenit dhe në humnerë quhet gravitet, dhe askush nuk e di se çfarë marrëveshje me ajrin ka ajo.

Në vitin 1915 Ajnshtajni parashikoi se graviteti ka të bëjë me objektet qiellore, kërcimin dhe shpërthimet në hapësirë, mirëpo pavarësisht  konstatimit të tij, nuk asnjë provë shkencore për ta definuar atë.

Shkencëtarët kanë ndërtuar  observatorë që janë vazhdimisht në vëzhgim për ”gravitetin e pakapshëm” mirëpo pa fat deri tani.

Megjithatë  kjo ka një logjik,graviteti i diellit tonë është duke ndihmuar për të siguruar që hëna nuk do të goditet  drejt e në planetin tonë. Pra, ju falënderoni diellin, dhe  falënderoni gravitetin.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë