Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka folur për videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, ku u akuzuan partitë që kanë qenë në pushtet kinse për keqqeverisje, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se pasi Qeveria nuk po arrin të prezantojë rezultatet e punës së saj është rikthyer në një pozitë për të shpallur armiq të brendshëm.
“Në videon e fundit ku është prezantuar strategjia e energjisë, le të ma thotë dikush ku është prezantuar strategjia? Pra në esencë paaftësia e Qeverisë dhe paaftësia për të prezantuar rezultatet e punës, për të treguar projektet kapitale dhe të tjera, duhet të rikthehet dhe të shpallë armiq të brendshëm dhe të luftoj opozitën me mjetet munishte dhe me një kulturë të tejkaluar.”, tha Shala në emisionin Info10.
Kujtojmë se për videot e publikuara nga ana e VV’së kishte pasur reagime të mëdha nga e gjithë opozita. /gazetametro.net