Ferat Shala, muajve të fundit ishte ushtrues detyre në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikit Hapësinorë, por sot në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, ai zyrtarisht u emërua ministër i kësaj Ministrie.
Para Ferat Shalës, ministës i MMPH’së, ishte Ferid Agani i cili kishte dhënë dorëheqja nga pozita e tij.
Kryeministri i vendit Isa Mustafa, gjatë kësaj mbledhje tha se duke u pajtuar me partinë në koalicion, kanë vendosur që Ferat Shala të jetë zyrtarisht ministër.
“Në pajtim me partinë në koalicion PDK-në kemi vendos që Ferat Shala nga sot të jetë ministër i mjedisit dhe planifikimit hapësinor”, ka thënë Mustafa.
Shala fillimisht ka qenë zëvendësministër në këtë ministri, gjatë kohës sa udhëhiqej nga Ferdi Agani./gazetametro.net