Loading…

Ferit Idrizi shpalos 55 zotimet e tij për komunën e Vushtrrisë, prioritet zgjidhja e nevojave të qytetarëve

  • 05/11/2021 | 17:44

Ferit Idrizi shpalos 55 zotimet e tij për komunën e Vushtrrisë, prioritet zgjidhja e nevojave të qytetarëve

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë ditë së sotme ka paraqitur 55 zotimet e tij, që nga dita e parë e punës si i pari i Vushtrrisë.


Ai ka bërë të ditur se me fillim të mandatit do të filloj t’i trajtoj dhe t’i zgjidh nevojat e qytetarëve të tij.

Gjithashtu, ai ka theksuar se deri në pranverë, do t’i adresojnë problemet esenciale dhe më pas do të fillojnë me projektet kapitale për rininë e qytetit të Vushtrrisë.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Sot paraqita 55 zotimet e mia me të cilat do ta filloj secilën ditë, që prej ditës së parë të punës sime në krye të Vushtrrisë.

Menjëherë, me fillimin e mandatit tim, do të filloj t’i trajtoj dhe t’i zgjidh nevojat e qytetarëve të mi.

Bashkë, deri në pranverë, do t’i adresojmë këto probleme esenciale dhe më pas do të fillojmë me projektet kapitale për rininë e qytetit tonë të bukur”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë