Loading…
Ferizaj: Babai plagos të birin 23 vjeçar
  • 16/04/2019 | 09:18

Ferizaj: Babai plagos të birin 23 vjeçar

Pas një mosmarrëveshje, në ora 7:20 babai ka plagosur të birin në fshatin Jezercë të Ferizajt, transmeton Gazeta Metro.


Deri tek plagosja me armë ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes babait dhe të birit, ku 23 vjeçari është qëlluar me armë në këmbë.

Lajmin për Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mas babait dhe djalit. Babai e ka plagos djalin e tij 23 vjeçar me armë në këmbë. Hetimet janë duke u zhvilluar”, ka thënë Gashi.

23 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë, kurse i dyshuari është arrestuar./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë