Loading…

Ferizaj, e paraburgosura ia vë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qeli

  • 15/01/2022 | 08:55

Ferizaj, e paraburgosura ia vë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qeli

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar për një rast ku një femër në qendër të mbajtjes ia ka vënë zjarrin dyshekëvedhe mbulojave në qeli, shkruan Gazeta Metro.


Njësiti i zjarrëfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Njësia policore ka intervenuar menjëherë dhe më pas i kanë shpërndarë të dyshuarit nëpër qendra të tjera të mbajtjes.

Këtu keni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

“Rr. Reçakut, Ferizaj 14.0102022 – 20:00. Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelin ku ishte e vendosur. Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve. Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë