Loading…

Ferizaj konfirmon trajnerin e ri

  • 24/06/2017 | 18:33

Ferizaj konfirmon trajnerin e ri

KF Ferizaj ka konfirmuar Rexhep Murselin trajner të ri të skuadrës.


Klubi gjithashtu bën të ditur se kontratat i kanë vazhduar edhe Muhabi Bushi, Mirsad Idrizi dhe Leutrim Rexhepi.

Ferizaj nuk do të garojë në sezonin e ardhshëm në Superligë, por synimi kryesor i klubit është rikthimi në garën elitare të futbollit kosovar.

“Sot skuadra jonë ka arritur marrëveshje me trajnerin ferizajas, Rexhep Murseli, i cili pritet ta drejtojë skuadrën tonë drejt rikthimit në Superligë. Po ashtu kryesia ka arritur marrëveshje me lojtarët kryesorë të klubit tonë, Muhabi Bushi, Mirsad Idrizi, dhe Leutrim Rexhepi”, thuhet në postimin e KF Ferizajt.

Ferizaj paralajmëron edhe transferime të tjera që do të ndodhin në vijim./Gazeta Metro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë