Loading…
Ferizaj në zi: Vdes legjenda e hendbollit kosovar, në moshën 63 vjeç
  • 21/01/2019 | 18:58

Ferizaj në zi: Vdes legjenda e hendbollit kosovar, në moshën 63 vjeç

Në moshën 63 vjeç ka ndërruar jetë Skender Sahiti, një prej portierëve dhe hendbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë, trasnmeton Gazeta Metro.


Hendbollisti Sahiti karrierën e kishte filluar te klubi Borac nga Ferizaj, duke mbrojtur ngjyrat e këtij ekipi në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë, përcjell Periskopi.

Me këtë skuadër ai kishte luajtur edhe në finalen e Kupës së Jugosllavisë më 1979, dhe derisa ka vazhduar aventurën si hendbollist në klube të ndryshme nga Jugosllavia, karrierën e ka përfunduar në ligën elitare të Italisë.

Në Itali, ai me sukses  kishte punuar edhe si trajner i klubeve të meshkujve dhe të femrave për t’u rikthyer pas luftës në Kosovë, ku ka ushtruar profesionin e trajnerit te skuadra e Kastriotit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë