Policia ka konfirmuar aksidentin e ndodhur në rrugën “Enver Hadri” në Ferizaj ku janë lënduar dy persona.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë për Klan Kosovën se ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku njëra nga to ka goditur murin e një shtëpie.
Gashi ka thënë se të lënduarit janë nga dy veturat që janë aksidentuar dhe se janë me lëndime të lehta.
Ai gjithashtu ka shtuar se nga ky aksident janë shkaktuar dëme të vogla materiale dhe se rasti shkon në procedurë të rregullt në Gjykatë.