Loading…
Ferizajasja me super zërin e saj pjesë e ‘The Voice Kids Albania’: Anisa ka nevojë për votën tuaj
  • 12/04/2019 | 17:26

Ferizajasja me super zërin e saj pjesë e ‘The Voice Kids Albania’: Anisa ka nevojë për votën tuaj

Anisa Shabani është 14 vjeçe dhe jeton në Ferizaj. Ajo ka 5 vite që këndon dhe ndjek shkollën e muzikës për flaut, transmeton Gazeta Metro.


Ka qenë pjesë e çdo aktiviteti muzikor të organizuar në Kosovë dhe i pëlqen të marrë pjesë dhe në festivale që zhvillohen në rajon.

Së fundmi ajo ka hyrë në grupin e ngushtë të konkurrenteve në grupin e Arilenës dhe sonte ajo do të performoj “live” në gjysmë finale.

Ëndrra më e madhe është të përfaqësojë Kosovën në vende të ndryshme të botës. Në Audicionet e Fshehura ajo u shfaq me këngën “I Wanna Dance With Somebody” për të cilën u kthyen Gjokat dhe Arilena.

Anisa fitoi Betejën kundrejt Violetës dhe Sofikës të cilat performuan me këngën “I’ll Never Love Again”.

Ajo javën e kaluar ka kënduar këngën se Beyonce’s “Love On Top”, këngë kjo shumë e vështirë për tu realizuar.

Ajo sonte ka nevojë për ndihmën e juaj dhe për ta mbështetur atë duhet të votoni në numri 55099 nga Kosova ku duhet të shkruani vetëm emrin e Anisës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë