Anisa Shabani është 14 vjeçe dhe jeton në Ferizaj. Ajo ka 5 vite që këndon dhe ndjek shkollën e muzikës për flaut, transmeton Gazeta Metro.
Ka qenë pjesë e çdo aktiviteti muzikor të organizuar në Kosovë dhe i pëlqen të marrë pjesë dhe në festivale që zhvillohen në rajon.
Së fundmi ajo ka kaluar në finale dhe sonte ajo do të performoj “live” në “The voice kids Albania”.
Ëndrra më e madhe është të përfaqësojë Kosovën në vende të ndryshme të botës. Në Audicionet e Fshehura ajo u shfaq me këngën “I Wanna Dance With Somebody” për të cilën u kthyen Gjokat dhe Arilena.
Anisa ka kënduar shumë të vështira dhe kënga “Suus” të Rona Nishliut, këngë kjo e cila e dërgoi në finale.
Ajo sonte ka nevojë për ndihmën e juaj që të merr vendin e parë dhe për ta mbështetur atë duhet të votoni në numri 55099 nga Kosova ku duhet të shkruani vetëm “Anisa Sh”./gazetametro.net