Loading…

Fermerët hedhin qumështin në lum pas uljes së çmimit

  • 09/05/2026 | 15:42

Fermerët hedhin qumështin në lum pas uljes së çmimit

Mbi 100 fermerë nga Lipjani, Komorani, Drenasi dhe Skenderaj kanë protestuar duke hedhur qumështin në lum, pasi sipas tyre, kompanitë grumbulluese ua kanë ulur çmimin e qumështit.


Fermerët thonë se çmimi është zbritur nga 45 cent në rreth 27-30 cent për litër, gjë që sipas tyre po ua vështirëson mbijetesën dhe mbulimin e shpenzimeve të prodhimit ,shkruan Klan Kosova.

Lidhur me zbritjen e çmimeve ka reaguar edhe Hykmete Bajrami e LDK’së e cila ka thënë se ky çmim është ulur vetëm për fermerët ndërsa jo edhe për konsumatorët, ndërsa ia ka lënë fajin për këtë Albin Kurtit.

“Derisa vendi shkon prej një procesi zgjedhor në tjetrin kjo është gjendja e ekonomisë sonë – bujqësi një ndër sektorët me të rëndesishëm e me potencial me zgovëlu importin. Këtë “zhvillimi” e ka sjellë Kurti. 7 miliardë euro import mallrash brenda vitit, ndërsa fermerët detyrohen ta derdhin qumështin në rrugë. Qeveria i ka buxhet 4 miliardë euro dhe nuk është në gjendje t’u dalë në ndihmë as fermerëve, as përpunuesve të qumështit, sepse buxhetin e ka për zgjedhj”, ka shkruar ajo.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë