Loading…

Fermerët kërkojnë sigurimin e kulturave bujqësore

  • 17/07/2019 | 09:04

Fermerët kërkojnë sigurimin e kulturave bujqësore

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili të hënën ka takuar komunitetin e biznesit në Vushtrri, ka siguruar se Qeveria e Kosovës do t’i trajtojë me kujdes të gjitha kërkesat e fermerëve, duke përfshirë edhe ato të ndërtimtarëve dhe të prodhuesve vushtrrias. Zona Ekonomike në Lumëmadh, projekti më i madh në përkrahje të ndërmarrësve.

Komuniteti i biznesit në Vushtrri, respektivisht fermerët vushtrrias kanë dalë me kërkesa të qarta për Qeverinë e Kosovë, gjatë një takimi që ata kanë pasur me kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn, i cili ka premtuar se të gjitha kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdesin më të madh, shkruan Zëri.

Mbështetje të sektorit të bujqësisë në sigurimin e kulturave bujqësore, si dhe heqjen e akcizës për naftën e cila përdorët në bujqësi, kanë qenë dy kërkesat kryesore të fermerëve vushtrrias, që ia kanë bërë kryeministrit Haradinaj, në takimin që kishte me sipërmarrës dhe me fermerë vushtrrias, të hënën.

Fermerët dhe sipërmarrësit e Vushtrrisë kanë shprehur nevojën që të mbrohen prodhimet e tyre nga fatkeqësitë elementare, me kërkesën që të gjitha dëmet që pësojnë kulturat bujqësore nga përmbytjen, breshëri e dëme të tjera t’u kompensohen.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë