Loading…

Fermerët kosovare mbushen mend: Përgjysmohet mbjellja e grurit, koncentrohen në kultura të tjera

  • 14/07/2019 | 15:13

Fermerët kosovare mbushen mend: Përgjysmohet mbjellja e grurit, koncentrohen në kultura të tjera

Fermerët e Kosovës duket se po mbushen mend, hapësirat e mëdha me mbjellje të rendimentit të grurit janë përgjysmuar, ata kanë zgjedhur që tokën e tyre ta punojnë me kultura më profitabile, transmeton Gazeta Metro.


Nga hapësira prej 102 mijë hektarëve, sivjet farë gruri janë mbjellur vetëm 50 mijë.

Edhe pse është futur taksa 100 përqind për prodhimet serbe, që logjikisht do të ishte mirë për fermerët të mbjellin grurë sepse çmimi i miellit do të ishte më i lartë dhe më profitabil për ta, ata nuk kanë zgjdhur  të mbjellin grurë.

Duket se një pjesë e madhe e fermerëve janë orientuar kah kulturat e tjera bujqësore, si në perime dhe sallata e bimë të tjera industriale, që janë më fitimprurëse se sa mbjellja e grurit.

Mbjellja e paktë e grurit këtë vit dhe taksa 100 përqind ndaj Serbisë, sigurisht që do të ndikojë në rritjen e çmimit të bukës në të ardhmen, duke marrë parasysh se mbjellat e planifikuara këtë vit janë dukshem apo 50 përqind më të vogla se sa vitin e kaluar, që nënkupton rritje e importit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë