Një 78-vjeçar nga rajoni i Gumushanes në Turqi po tërheq vëmendjen me përkushtimin e tij për të ruajtur kujtimet e jetës së dikurshme në fshat. Në një hapësirë pune të ngritur pranë banesës së tij, ai punon prej vitesh për të rikrijuar në përmasa të vogla pajisjet që shënuan përditshmërinë e brezit të tij.
I angazhuar prej dekadash në bujqësi dhe blegtori, ai nisi këtë hobi rreth dhjetë vjet më parë me synimin që traditat dhe mënyra e jetesës së së kaluarës të mos bien në harresë. Me materiale të ndryshme dhe punë të imët artizanale, ai realizon modele të mjeteve që dikur përdoreshin gjerësisht në fshatra.
Për krijimet e tij përdor mjete të thjeshta pune, ndërsa kohën e lirë e kalon edhe duke shkruar poezi. Sipas tij, ruajtja e kujtesës historike është e rëndësishme për brezat e rinj, në mënyrë që të kuptojnë më mirë rrënjët dhe zhvillimin e shoqërisë.
“Doja që brezat e ardhshëm t’i shihnin dhe të kujtonin se gjëra të tilla kanë ndodhur më parë. Ata që nuk e dinë të kaluarën nuk mund ta dinë të ardhmen. I bëra këto në mënyrë që ata të kujtojnë”, tha ai. Disa prej punimeve i ka dhuruar, ndërsa pjesën tjetër po i ruan si kujtim për nipërit dhe mbesat.