Loading…

Fero me urim të veçantë për ditëlindjen e Arbenitës

  • 05/05/2021 | 08:21

Fero me urim të veçantë për ditëlindjen e Arbenitës

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.


Dita e sotme për familjen më të re në shoëbiz është shumë e rëndësishme, sepse mami Arbenita feston ditëlindjen. Arbenita bën sot 23 vjeçe dhe ky është viti i parë që modelja feston ditëlindjen si nënë dhe dhurata më e çmuar për të këtë vit është vetë Nina. Arbenita ka ndarë në Instagram një video shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke puthur këmbët e vogla të vajzës.

“Dhurata më e mirë për ditëlindje”, ka shkruar Arbenita përkrah videos së ëmbël.

Në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim special nga ana e Feros. Ai ka publikuar një foto të bukur të modeles teksa shëtit me vajzën, ku ka shkruar:

“Urime ditëlindjen babymomma”.

Arbenita dhe Fero pas lindjes nuk kanë publikuar asnjë foto të portretit të vogëlushes, ndryshe nga personazhe të tjerë VIP që nuk janë treguar aspak të rezervuar. Me ardhjen në jetë të vajzës, ata ndanë në rrjete sociale foton e parë familjare dhe fytyrën e voglës e mbuluan për të mos e e zbuluar për ndjekësit.

Kujtojmë se pas ardhjes në jetë të vajzës, Arbenita humbi edhe njeriun më të shtrenjtë të saj, babain. Fatkeqësisht babai i modeles nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19 dhe u nda nga jeta në të njëjtën ditë që erdhi në jetë mbesa e tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë