Loading…
Feronikeli – Milan: Kush do ta fitonte këtë ndeshje? Statistikat flasin në favor të kampionit të Kosovës
  • 18/06/2019 | 19:26

Feronikeli – Milan: Kush do ta fitonte këtë ndeshje? Statistikat flasin në favor të kampionit të Kosovës

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një ndeshje të mundshme miqësore mes Feronikelit dhe gjigantit italian, Milanit, shkruan Gazeta Metro.


Sipas raportimeve nëse skuadrat në fjalë arrin një marrëveshje, atëherë kjo ndeshje do të zhvillohej gjatë muajit gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por, nëse kjo ndeshje zhvillohet, kush do ta fitonte? Ne kemi bërë disa krahasime mes sezonit të fundit në Superligën e Kosovës dhe atij në Serie A, por kuptohet se kualiteti është shumë më i lartë te kampionati italian.

Feronikeli e mbylli sezonin si kampion i Kosovës me 80 pikë nga 33 ndeshje, teksa Milani e mbylli sezonin në pozitën e 5-të me 68 pikë pas 38 ndeshjeve.

‘Nikli’ pati një sulm të frikshëm dhe mbrojtje fantastike. Ata shënuan 64 gola dhe pranuan vetëm 14, teksa Milani arriti të shënonte 55 gola dhe të pranonte 36.

Mbetet të shihet fillimisht se a do zhvillohet kjo ndeshje dhe pastaj të njoftohemi edhe me fituesin e kësaj ndeshje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë