Loading…

Feronikeli nuk arrin historinë, eliminohet në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

  • 16/07/2019 | 22:40

Feronikeli nuk arrin historinë, eliminohet në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Feronikelit nuk ka arritur të shkruaj historinë, pasi që është eliminuar në raundin e parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Edhe pse shihej si favorit për të kaluar tutje pas rezultatit 2-2 në udhëtim, kampioni i Kosovës është eliminuar nga The New Saints me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në ‘Fadil Vokrri’, TNS shënoi fitore minimale 1-0, por të mjaftueshme për të kaluar tutje. Dean Ebbe shënoi golin e vetëm dhe të fitores për uellsianët në minutën e 67-të.

Pas këtij eliminimi, Feronikeli garat europiane do t’i vazhdojë në Ligën e Europës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë