Loading…

Feronikeli pranon interesimin e skuadrës suedeze për Sopin: Por, ai do të mbetet në Drenas

  • 03/12/2019 | 17:59

Feronikeli pranon interesimin e skuadrës suedeze për Sopin: Por, ai do të mbetet në Drenas

Përkundër zërave që po qarkullojnë nëpër mediat lokale dhe ato të huaja, FC Feronikeli konfirmon që kryetrajneri, Agim Sopi, do të vazhdojë të mbetet në klub dhe do ta respektojë kontratën, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar edhe Këshilltari i Presidentit të klubit, Albert Bunjaku, i cili ka thënë që Sopi është shumë i përkushtuar dhe i lumtur në projektin që ka klubi nga Drenasi.

Gjithashtu, FC Feronikeli është tejet i interesuar që ta mbajë në radhët e veta një trajner si Agim Sopi, prandaj nuk ka arsye për shkëputje të bashkëpunimit.

“Interesimi për trajnerin, Agim Sopi, ka qenë edhe më herët nga klubet elite të Suedisë, tani së fundmi po flasim për Mjällby. Klubi i FC Feronikelit është shumë krenar që ka në radhët e veta një trajner me eksperiencë në Kampionatin Evropian me Maqedoninë U21 dhe në elitën e Suedisë gjithashtu”.

“Mund ta konfirmoj që Sopi është i përkushtuar totalisht në projektin e FC Feronikelit dhe për të paktën dy vite të tjera do të jetë pjesë e klubit të FC Feronikelit” – ka thënë Bunjaku për faqen zyrtare të FC Feronikelit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë