Loading…
Feronikeli – Prishtina: Ndeshja e cila vendos kampionin e ri, kjo është dita kur do të zhvillohet
  • 15/05/2019 | 19:02

Feronikeli – Prishtina: Ndeshja e cila vendos kampionin e ri, kjo është dita kur do të zhvillohet

Java e 33-të dhe e fundit në Superligën e Kosovës në futboll pritet të jetë e nxehtë dhe tejet interesante, për shkak se do të përcaktohet edhe fituesi i titullit kampion për sezonin 2018/19, transmeton Gazeta Metro.


Se ky sezon ishte tejet interesant dhe konkurrues, e dëshmon edhe fakti se kampioni do të vendoset vetëm në javën e fundit, ku lideri, Feronikeli, e pret skuadrën e vendit të dytë, Prishtinën.

Pas 32 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, skuadra nga Drenasi ka 77 pikë në krye të tabelës, e ndjekur nga prishtinasit me 75 pikë. Pra, ‘Niklit’ do t’i konvenonte edhe një barazim, kurse ‘bardhekaltërve’ i duhet vetëm fitorja.

Vlen të përmendet se Feronikeli dhe Prishtina janë takuar dy herë gjatë këtij sezoni, ku bilanc pozitiv ka skuadra nga kryeqyteti, me një fitore dhe një barazim.

Ndeshja finale mes Feronikelit dhe Prishtinës do të zhvillohet më 19 maj(e diel) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë