Loading…
Feronikeli shënon fitore në derbin ndaj Llapit, vazhdon rrugën drejt titullit
  • 15/05/2019 | 17:54

Feronikeli shënon fitore në derbin ndaj Llapit, vazhdon rrugën drejt titullit

Skuadra e Feronikelit ka bërë edhe një tjetër hap të madh drejt rrugës për tu shpallur kampion i ri në Superligën e Kosovës në futboll, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e javës së 32-të(java e parafundit), Feronikeli arriti fitore në udhëtim te Llapi me rezultatin 1-3, për të vazhduar rrugën drejt titullit, ku java e fundit do të jetë vendimtare.

Golat e fitores për këtë triumf të ‘Niklit’ u shënuan nga Arbër Prekazi, Mendurim Hoti dhe Kastriot Rexha, kurse golin e nderit për vendasit e shënoi Festim Alidema.

Pas kësaj fitore, Feronikeli tani ka 77 pikë, dy më shumë se Prishtina, kurse Llapi mbetet në pozitën e tretë me 69 pikë.

Në javën e fundit, Feronikeli e pret në shtëpi Prishtinën, ku edhe do të përcaktohet kampioni për këtë sezon./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë