Ferrari shfaqi veturën e re të quajtur SuperCar J50 në një ceremoni në qendrën kombëtare të artit në Tokio.
Ky ishte edicioni super special i Ferrarit me rastin e përvjetorit të 50’të të hyrjes në tregun japonez. Prandaj kjo veturë e mban emrin J50!
Ferrari do të lanson vetëm 10 shembuj të kësaj veture të cilat do të jenë të përshtatura nga departamenti për projekte speciale në Japoni dhe që do të ju përshtaten shijes së secilit pronarë individualisht.
Çmimi i kësaj veture nuk është bërë i ditur nga Ferrari, por vlerësohet që kjo veturë do të ketë një çmim goxha të lartë.
Ajo çka e bënë këtë veturë edhe më të veçantë është se do të shitet vetëm në Japoni.