Loading…

Ferri: Pse njeriu beson se e keqja do të ndëshkohet

  • 03/07/2019 | 19:59

Ferri: Pse njeriu beson se e keqja do të ndëshkohet

E spikatur është ngjashmëria mes pjesëzës evangjeliste të cituar dhe një pasazhi nga Libri i të Vdekurve: “Kam kënaqur Zotin me atë që do. I kam dhënë bukë të uriturit, i kam dhënë ujë atij që kishte etje, rroba atij që ishte lakuriq, një varkë atij që nuk e kishte”. Këto fjalë janë shkruajtur 1500 vite përpara Krishtit. Prej teksteve të tillë buron e vërteta e Krishtërimit, të vërteta ashtu si universaliteti ku bazohen të gjithë besimet fetarë dhe që nuk u ka munguar asnjëherë njerëzve, transmeton Gazeta Metro.


Ekziston ferri? Dhe nëse ekziston, cilët janë kriteret për t’u futur apo për t’u “arratisur” prej tij? Janë këto dy pikëpyetjet e mëdha të ngritura nga diskutimi i fuqishëm i Papa Franceskut kohë më parë, kur e ka ngritur zërin kundër “kujt jeton në të keqen, blasfemon, shfrytëzon të tjerët, i tiranizon, jeton vetëm për paratë, vanitetin, pushtetin”. Kur ka bërë thirrje që të bëhet kujdes dhe “të mos vendoset shpresa tek paratë, tek krenaria, tek pushteti, tek vaniteti”. Kur ka thënë se të korruptuarit nuk do të jenë të lumtur “në anën tjetër dhe për ta do të jetë e vështirë të shkojnë tek Zoti”. Kur ka folur kundër atyre “që prodhojnë armë për të nxitur luftëra, që janë tregtarë vdekjeje dhe bëjnë tregtinë e vdekjes”. Kundër këtyre, Papa ka deklaruar se “do të vijë një ditë kur të gjithë do të duhet të përgjigjen para Zotit”.

Fjalë që më kanë kujtuar dorën e ngritur të fra Kristoforit në shtëpinë e don Rodrigos dhe shprehjen e famshme te tij se “do të vijë një ditë”, në kapitullin e gjashtë tek të “Të premtuarit për martesë”. A ekziston gjykimi dhe ferri që e pason atë? A ekziston pra një logjikë e botës, ku liria duhet të përgjigjet? Apo mos kjo ditë nuk do të vijë dhe nuk do të ketë gjykim, sepse nuk ekziston logjikë më e madhe se e njeriut, dhe bota është vetëm e të pushtetshmëve dhe mashtruesve?

Shumë larg të dërguarit në trishtimet e ferrit dhe skenarët groteskë me djaj dhe tridhëmbësh të nxehtë, ekzistenca e Ferrit të çon tek kuptimi kompleksiv i botës: nëse kjo udhëhiqet në finale nga një logjikë e të mirës dhe drejtësisë, të cilës liria i duhet t’i përgjigjet (duke u bërë e përgjegjshme), apo ndoshta jo, sepse ekziston vetëm arbitri dhe vullneti i pushtetit të individëve në konkurrencë mes tyre.

Që në kohën e tij, Platoni ushqente bindjen se e përtejmja rezervon “diçka shumë më të mirë për të mirët dhe jo për të këqinjtë” dhe Kanti ka ana e tij ka pohuar: “Nuk gjejmë asgjë që të na ofrojë mundësinë e krahasimit në lidhje me fatin tonë në një botë të ardhshme, përveç gjykimit të ndërgjegjes sonë, ajo që gjendja jonë e tanishme morale na lejon të gjykojmë në mënyrë racionale” (Fundi i të gjithë gjërave).

Të gjithë besimet e mëdhenj fetarë mësojnë se shpirti do të gjykohet: egjiptianët, përmes imazhit të psikostazisë dhe peshës së shpirtit (e rimarrë edhe në mesjetën e krishterë), Zoroastrizmi dhe Islami përmes simbolit të urës eskatologjike, e hollë sa një fije floku, mbi të cilën shpirtërat e rënduar prej mëkatit do të bien pa shpëtim, Induizmi dhe Budizmi përmes konceptit të karmas që përcakton rimishërimet e ardhshëm.

Skenari është kudo i njëjtë:

1. Ka një logjikë që strukturon ecurinë e botës.

2. Liria njerëzore thirret të përgjigjet.

3. Cilësia e përgjigjes përcakton gjykimin që pret, kur liria do të vihet përballë logjikës kozmike.

4. Gjykimi mund të rezultojë negativ. Ai që krishtërimi e quan Ferr, nga pikëpamja laike është dështimi, në kuptimin që liria mund të dështojë dhe një ekzistencë e tërë rezulton e çuar dëm.

Duke përmendur të korruptuarit, trafikantët e njerëzve, tregtarët e vdekjes dhe në përgjithësi të gjithë ata, brendësia e të cilëve është e mbushur me lakmi dhe zili, papa Françesku nuk ka bërë gjë tjetër përveçse ka përsëritur sovranitetin e të mirës dhe drejtësisë (që një i krishterë e quan Zot) në këtë botë, si dhe përgjegjësinë që vjen si pasojë e saj, që është ai element që imponon një jetë në lartësinë e këtij rregulli fisnik. Natyrisht, prej kësaj nuk buron aspak siguria e ekzistencës së Ferrit-Parajsës dhe të Zotit, të gjithë këto do të mbeten gjithmonë objekt i fesë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë