Loading…

Festa e Birrës – Korça, përzgjedhja “artistike” e kallashnikovit të Bregovicit dhe bojkotimi e refuzimi estetik

  • Nga

  • BARDHYL META

  • 09/08/2021 | 13:12

Festa e Birrës – Korça, përzgjedhja “artistike” e kallashnikovit të Bregovicit dhe bojkotimi e refuzimi estetik

Ajo që dua të elaboroj bashkërisht me Ju, lexues, është tundimi “Artistik” që “shkakton” Bregoviq në Shqipëri dhe kundër-reagimet e fuqishme e fisnike të artistëve dhe qytetarëve shqiptare gjithandej!


Shkruan Bardhyl Meta:

Tani, pas lajmit, edhe Bashkia e Korçës nē përgjigjen e saj për median kosovare permes zedhenesit te saj – lidhur me idenë dhe ndërmarrësinë e përdalë, antagoniste dhe të pa justifikueshme me ftesën Artistit kontroverz serb Goran Bregoviq – po e përdorin (edhe) zyrtarisht argumentin se, me përzgjedhjen e Bregoviç si “pikë kulmore kulturore” të programit në “Festën e Birrës Korça” qytetarët e lënduar nga ky akt, “sugjerohen, që n`Artistin Bregoviçi të shohin e dëgjojë vetëm artin e tij dha ta konsumojnë gjithherë, duke abstrahuar faqen tjetër të personalitet dhe artistit Bregoviq” – atë – të Bregoviqit i cili ishte një specie proaktive politike n`shërbim të regjimit e të politikave të Miloshevicit dhe luftës tragjike e spastrimeve etnike në ish Jugosllavi – veçanërisht në Kosovë!

Tani, diçka të tillë, pra konsumimin ndaras të artistit nga angazhimet e tij luftënxitëse politike – edhe përmes artit të tij – nuk i kanë pas shkuar për dore as gjermanëve tē pas Luftës së dytë botërore – kur pas 1945-es, në jetën publike gjermane tentonin të rishfaqeshin artistët që mbështetën pa hezitim Nazizmin.
Andaj se dijë pse mund të jetë e arsyeshme apo funksionale që kjo shpërfaqje e përdalë me Bregoviqin në Korçë, të ngjajë të jetë e drejtë apo humane – pa çoftë kjo, edhe një nismë e qyteti fisnik të Korçës!

Gjermania dhe Shqipëria!?
Po sI ishte te gjermanët me artist të ngjashëm si puna e Bregovicit, artist që krijuan vepra artistike në funksion të politikave të Diktatorit Hitler?
Shkojmë rradhazi, me aq sa mbajë mend:
Ta zëmë, fotografët shumë të mëdhenje gjerman – yje te kohes që krijuan vepra n`funksion të politikës së Hitlerit e Gebelsit dhe propagandës së tyre, si Liselotte Orgel-Köhne (lindur. 1918), Erna Lendvai-Dircksen (1883-1962), Erich Retzlaff (1899-1993), Hans Retzlaff (1902-1965), Wolf Strache (lindur. 1910) apo August Rumbucher (1905-1990) etj – asnjëri, pa asnjë përjashtim, nuk arritën që asnjëherë të vetme pas luftës, të kenë publik e admirim n`Gjermani apo jashtë saj.

Ata ishin të padëshiruar gjithandej, bashkë me veprat e tyre të (para dhe) pas luftës.

Dhe këtyre artisteve – s’ u quhej mëkat “pse se kanë luftuar Hitlerin” – por “pse e kishin ndihmuar e mbeshtetur me artin e tyre…”!

– Të njëjtin fat të izolimit nga populli gjerman dhe e gjith Euroopa e pas luftës, do ta kenë edhe artistët e Kinematografisë n`shërbim t`Hitlerit e politikës së tij. Filmat Propagandues si “Hitlerjunge Quex” (1933) me artistin Heinrich George pastaj “Sieg des Glaubens” (1933), “Triumph des Willens” (1934) dhe tutje “Fest der Völker” apo “Fest der Schönheit”, nga regjisori i ri por shumë i aftë Leni Riefenstahl konsiderohen dhe janë kualifikuar n`gjermani e në botë përgjithësisht – si Krim.

Si vepra që stimulonin krimin, kanë përjetuar t`njëjtin gjykim, identik, sikurse edhe libri “Mein Kampf” i Hitlerit.
Pra trajtohen si vepra që kanë ngjallë vullnetin për të vrarë të tjerë. Autorët janë lëçitur.

Kështu, si këto vepra gjermane, bile binjake e replika të tyre janë edhe këngët e Bregovicit: “Kallashnikov”, “Jurish” (sulm, para…) dhe ajo “pucaj”- qëllo apo Zjarr (arme), të artistit të adhuruar nga ndokush Goran Bregovici.

Por, meqë jam te gjermanët, ku me qëllim e ç’vendosa fenomenin e debatin me qëllim që ti ik emocioneve e përplasjeve mes nesh, Shqiptarë e Kosovarë me ca Shqiptar të tjerë, të themi edhe këtë: Se e kundërta e artistëve që përmenda lartë, pra të atyre që u vunë n`shërbim të diktatorëve (ku bënë pjesë edhe Bregovic) janë artistët të cilët me veprat e tyre, luftuan kundër diktatorëve. Të tillë kishte shumë n`gjermani, sikur kishte edhe n`Serbi (ta zamë arkitekti i veprave më të mëdha arkitektonike të ish Jugosllavisë dhe kryetari i Beogradit, Dr. Bogdan Bogdanovic (migroi në n`Vjenë), por edhe shumë e shumë të tjerë). Tek gjermanët, është e njohur histori personaliteteve shumë të mëdha e t`fuqishme, si artistja dhe Diva shumë e njohur Marlene Dietrich apo regjisori Fritz Lang t`cilët emigruan dhe nga migracioni me artin e tyre luftuan pa kompromis Nazizmin.
Njëjtë bënë edhe intelektualët, shkrimtarët e artistët tjerë të mëdhenj gjerman atëbotë, si ta zëmë Thomas Mann, vëllau i tij po aq i madh Heinrich Mann, pastaj Lion Feuchtwanger apo Arnold Zweig t`cilët emigruan dhe dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm kundër nazizmit.

Dhe natyrisht që këta sot, janë faqja e bardhë e Gjermanisë. Janë monumente mendësie që dëshmojnë se jo gjithë gjermanët ishin me Hitlerin. Kishte edhe artist të tjerë që bënë përzgjedhjen që të mbeten në gjermani dhe të botojnë aty, por të mbeten të distancuar nga regjimi, si Hans Fallada apo Ricarda Huch. Njëjtë bënë edhe shkrimtaret Werner Bergengruen, Elisabeth Langgässer (1899-1950), Marie Luise Kaschnitz (1901-1974), Reinhold Schneider (1903-1958) apo Frank Thieß (1896-1977). Këta bënë një tërheqje nga jeta publike, pra qëndruan n`gjermani por jo n`shërbim të Hitlerit e propagandës së Gebellsit, dhe me vepra e tyre artistike, librat shkrimet publicistike, indirekt, kontribuonin për de-nazifikimin e Gjermanisë naziste.

Por fatkeqësisht, jo kështu edhe protagonisti i këtij tundimi tonë emocional, Goran Bregovic, koncertet e t`cilit i kam parë e vizituar edhe vet, në kohërat e para luftës, vitet e 80-ta!Por atëherë Bregoviq ishte një Rocker i nderuar.
Ishte rock-eri i pari nga provincienca sllave e ish Jugosllavise që bëri edhe një këngë shumë të njohur n`shqip. Natyrisht, për efekte komerciale – që t’shiste edhe më shume Pllaka Gramafoni…

Por me fillimin e dergjes shoveniste serbe të Millosheviqit, muzika e tij, intervistat politike, angazhimi publik dhe e gjithë karizma e tij, ishin n`shërbim të Gjakpirësit Milosheviqit dhe makinerisë se tij policore, ushtarake propaganduese e represive.

Mendoj, se n`Shqipëri, edhe sikur mos të ishte rasti i luftës së Kosovës, nuk duhej ftuar Bregoviç, ashtu siç Franca apo gjithë Europa, nuk ftuan asnjëherë Leni Riefenstahl apo artistin e madh, por nazist Heinrich George.

2. Të kesh qëndrimin si ky i imi ndaj Goran Bregoviçit, nuk do të thotë të jesh anti-serb. Aq më pak, do të thotë që – të mos kesh respekt e të mos konsumosh artin, letërsinë dhe majat e kulturës muzikes e letersise serbe.

Kjo, të paktën nuk ngjanë tek unë, e as ja preferoj askujt. Jam njohës dhe edhe sot, përcjell artin, kulturën letërsinë e politikën serbe. Në fb-në time, mes miqsh nga Gjermania, Zvicra, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e gjithandej, kam edhe kolumnist të jashtezakonshem serb ”.

Edhe Serbia, sikur edhe Shqipëria e Kosova, ka personalitetet e saj që ja zbardhin fytyrën. Atje ka një Sheshel me partin Radikale që vuri bazat teorike të gjenocidit n`Bosnje e Kosovë, por keni edhe një Çedomir Jovanoviq (që e kam mik), i cili me partinë e tij Liberal-Demokrate ishte i pari n`Ballkan, dhe s’vinte nga Tirana, Sofja a Shkupi, por nga qendra e Beogradit kërkonte njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Refuzimi dhe shpalimet e mija, s`janë asnjë gram anti-serbe, edhe nga shkaku tjetër i thjesht, se unë krenohem po aq me atë yllin serb (njëri nga yjet) n`Flamurin e Kosovës sa edhe me ato yjet tjerët në te.

Jeta ofron përzgjedhje në të gjitha çështjet. Qyteti i Korçës, Bashkia dhe Organizatorët e Festës fisnike të Birrës Korça, kishin qindra përzgjedhje tjera, shumë më fisnike e larg më afirmative për traditën Korçare dhe Birren e tyre të mrekullueshme. Pa pas asnjë nevojë që t’na e idhtojnë e tëhuajsojnë shijen e saj!
Nëse organizatorët dëshironin të qerasnin klientët e tyre aktual dhe ata potencial (e të dëshiruar) duke u servuar ethno-music të ndonje vëndi tjetër e të shënjonin ekspanzionin drejtë europës, mund të kishin përzgjedhir ta zëmë Gipsy Kings, apo edhe bande tjera Italiane, franqeze, gjermane…, apo të ftonte yje botërore shqiptare, si Rita Ora, apo Dua Lipa e cila deri para dy ditësh ishte në Sarandë e Jug të Shqipërisë!?

Bojkotimi dhe Refuzimi i pjesmarrjes në Festën e Korçës – siç po e kërkojnë tashmë me ngulm e shumë fisnikëri artistë si Besa Kokëdhima e moderatorja Eva Murati e shumë e shumë artistë të tjerë – s`është – aspak, fare, fare, fare një akt nacionalist, e aq më pak mungesë ndjeshmërie artistike.

Jo, është rthjesht një Refuzim Estetik!

Një Refuzim etik, human dhe njerëzorë – bujar e fisnik: Qytetarie!

Tani ti o Bashki e Korçës, zgjedh e përzgjedh:

– Lëndo “përmes festës me Bregoviqin” qytetërimin dhe kombin e bashkëatdhetar edhe ashtu të Lënduar – duke nderuar artin e një bashkpjesmarrësi në krim si puna Bregoviqit,
apo,
Për’Zgjedh Artistë të tjerë, qindra herë më afirmativ globalisht, më mobilzues dhe artistikisht larg më të pranuar për çdo komb, etni, qytetërim e njeri…

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë