Loading…

Festa e serbëve me flamuj, e simbole nacionaliste në Malet e Sharrit

  • 20/06/2021 | 19:24

Festa e serbëve me flamuj, e simbole nacionaliste në Malet e Sharrit

Disa serbë shihet të jenë mbledhur në Malet e Sharrit në pjesën e Shtërpcës për të festuar, siç thonë ata, “Zbritjen e shpirtit të shenjtë tek apostujt”.


Kështu të paktën është paraqitur në postimet e disa faqeve në Facebook të cilat kryesisht kanë përmbajtje të aktiviteteve të serbëve.

Edhe pse fotografitë e videot janë postuar sot, nuk dihet se kur është mbajtur ky aktivitet, ndonëse faqet të cilat e kanë postuar tregojnë se ata janë mbledhur sot.

Në video shihet se ata kanë festuar me flamuj, kryq e “katër S”, parullë e popullarizuar nga serbët që do të thotë “vetëm uniteti shpëton serbët” apo në origjinal “Samo Sloga Srbina Spasava”.

Javën e kaluar një liturgji është mbajtur në kishën e cila gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës. I njëjti aktivitet është parë si provokim nga institucionet vendore.

Teksa në Serbi është konsideruar arritje mbajtja e liturgjisë për herë të parë që nga viti 1998, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se aktiviteti përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë