Mesfushori kosovar, Granit Xhaka pas fitores së sotme kundër Serbisë ka festuar me fanellën e mesfushorit tjetër, Ardon Jashari, transmeton Gazeta Metro.
Siç shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale, Xhaka ka ‘çmendur’ serbët duke festuar me fanellën e Jasharit Ylli i Arsenal sonte gjithashtu gjatë ballafaqimit është ‘kacafytur’ me futbollistët e Serbisë, të cilët provokonin kosovarin.
Në anën tjetër, Zvicra triumfoi me rezultat 2-3 dhe kësisoj kualifikohet në fazën eliminuese.
‘Helvetikët’ përfunduan grupin G me gjashtë pikë nga tre ndeshje. /gazetametro.net
Quel génie. #xhaka pic.twitter.com/gACCdkHN41
— CR – @[email protected] (@spz19) December 2, 2022