Loading…

Festat zyrtare që pritet t’i ketë Kosova

  • 08/05/2018 | 19:32

Festat zyrtare që pritet t’i ketë Kosova

Të gjitha institucionet në Kosovë të mërkurën e kanë pushim. Ato do të mbyllën për 9 majin, Ditën e Evropës, e cila është dita e 9-të e lirë dhe rrjedhimisht festa e 8 zyrtare vetëm në pjesën e parë të vitit.


Kosova ka edhe 3 festa të tjera zyrtare deri në fund të vitit, por qytetarët nuk e kanë idenë se sa është numri i tyre në total. Nuk mund ta kuptojmë assesi pse ne e festojmë ditën kur e gjithë Evropa vazhdon punën normalisht.

Përveç festave zyrtare, Kosova ka edhe 8 ditë memoriale, në disa prej të cilave pushohet, siç është 28 Nëntori, dita e shqiptarëve.

Ndërkaq, 12 qershori, dita e paqes, që festohet për nder të çlirimit të Kosovës, është ditë në të cilën institucionet pushojnë, varësisht se nga cila komunë vijnë.

Në ditën e 6 marsit, që njihet si dita e dëshmorëve, nuk pushohet.

Pesë komunitete kanë ditët e tyre memoriale, më 15 shkurt, ashkalinjtë festojnë ditën e tyre, më 8 prill, romët, turqit festojnë më 23 prill, më 6 maj goranët dhe dita e boshnjakëve është 28 shtatori, raporton koha.

Të gjitha festat memoriale mund të kthehen në festa zyrtare, por për këtë vendos Komisioni Republikan i Festave, i cili ua ka deleguar atyre këtë të drejtë me nenin 5.4 të ligjit për Festat Zyrtare në Kosovë, i cili thotë se festat e reja zyrtare mund të përcaktohen me plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë