Loading…
Festivali ‘Beer and Wine’ nuk do të mbahet as sonte
  • 09/07/2019 | 17:42

Festivali ‘Beer and Wine’ nuk do të mbahet as sonte

Festivali “Beer and Wine”, nuk do të mbahet as sonte që ishte nata e fundit e këtij festivali. Në njoftimin në faqen zyrtare në Facebook të këtij festivali thuhet se arsyeja e mosmbajtjes së këtij festivali është respektimi i vemdimit të marrë nga Ministri Endrit Shala, i cili mbrëmë ka urdhëruar mbylljen e këtij festivali.


Kujtojmë se në këtë festival këtë vit kanë ndodhur disa incidente mes të rinjëve madje deri te therrja me thikë.

Njoftimi i plotë:

Beer and Wine Festival njofton të gjithë adhuruesit e saj se bazuar në Vendimin e MTI-së e përfundon edicionin e 7-të në 4 netët që kanë qenë të shkëlqyeshme me një atmosfere impozante dhe të paharueshme.
Vendimet e dala nga institucionet e Republikës së Kosovës ne do t’i respektojme plotësisht edhe pse nuk mund të pajtohemi në rastin konkret.
Në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, Besa Security, ne e kemi e ngritur edhe nivelin e kontrollit në ambientin ku po mbahej festivali. Janë marr të gjitha masat e parapara në pikat hyrëse duke bërë verifikimin e moshës përmes prezantimit të dokumenteve identifikuese dhe kontrollës sistematike të personave që kanë vizituar festivalin.
Lejimi i personave nën moshën 18 vjeçare ju është mundësuar vetëm atyre që kanë qenë nën përcjellje të bashkëfamiljarëve dhe asesi nuk ju ështe lejuar blerja e alkoolit në pikat shitëse. Pjesëmarrësit e brendeve alkoolike kanë qenë shumë mirë të informuar dhe të vetëdijshëm për pasojat që mund ti marrin në rast se ju shërbehet alkool të miturve.
Nëpër stande kanë qenë gjithashtu të vendosura edhe njoftimet për ndalimin e shitjes së alkoolit për të mitur – e paraparë me rregulloret në fuqi.
Arsye tjetër është edhe hapësira jo e mjaftueshme për mbajtjen e festivalit duke e pas parasysh rritjen e numrit të madh të adhuruesve të saj.
Do të shihemi në edicionin e radhës 2020 dhe për çdo risi do ju njoftojmë me kohë.
I juaji
Beer and Wine Festival./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë