Një grua 64-vjeçare ka vdekur pasi u sulmua nga një dem gjatë një gare me dema në qytetin Aýna, në Albacete të Spanjës, transmeton Gazeta Metro.
Sipas autoriteteve, gruaja ishte duke qëndruar pranë një barriere, por jashtë zonës së sigurt, kur njëri prej demave u shkëput dhe e goditi.
Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por plagët kanë qenë shumë të rënda. Gruaja ka vdekur gjatë transportimit drejt helikopterit mjekësor.
Gjatë së njëjtës garë është lënduar edhe një burrë rreth 60 vjeç, i cili është sulmuar nga një dem tjetër.
Pas ngjarjes tragjike, kryebashkiaku i Aýnës ka njoftuar se të gjitha aktivitetet e planifikuara për të shtunën janë pezulluar.
Festimet në qytet ishin paraparë të vazhdonin deri më 8 shtator./gazetametro.net
🇪🇸🐂 Una mujer de 64 años murió tras ser corneada por un toro durante los encierros de las fiestas patronales de Aýna, Albacete, España. pic.twitter.com/aOdiz4wZoO
— Alerta Mundial (@AlertaMundoNews) September 5, 2026