Një miksim i letërsisë me elemente të esesë, i cili trajton një temë të lashtë sa vetë njerëzimi, është paraqitur në librin më të ri të autorit Blendi Fevziu.
“Pushteti” dhe raporti i njeriut me pushtetin janë munduar të shpjegohen nga Fevziu. Në fakt ai thotë se ky libër do të na kujtojë politikën e vjetër dhe të re.
“Nuk ka detaje për një person, ngjarjet janë të përjetshme dhe univerzale”, tha Fevziu gjatë promovimit të këtij libri në Prishtinë.
Librin mund ta vendosesh në një tribu Afrikane, një shtet diktatorial, në një republikë demokratike e mbase edhe në ndonjë prej koorporatave të biznesit.
“Pushteti “, është një kalim esencial. Esenca apo mesazhi i këtij libri qëndron edhe në pushtetin tonë, i cili sot është shumë keq, më pak njerëzor për nga kultura dhe për këtë gjë duhet të ndryshoj. Për Blendin u tha se është njëri nga të pakët gazetarë që punojnë me pushtetin kohë të gjatë dhe nuk mundohen të përfitojnë nga ai.
Enver Hoxhaj e vlerësoj lartë kontributin e Fevziut jo vetëm në shkrimet e tij, por edhe ndikimin në politikë.
“Blendi mbetet njëri ndër të paktët autorë të rrallë vendor me karakter univezal. Ky libër trajton tema kryesore si pushteti dhe kompromiset, pastaj teknikat, mënyrat dhe elementet njerëzore që janë shumë të theksuara te Fevziu”, tha Hoxhaj.
Ai gjithashtu ftoi të gjithë ta lexojnë këtë libër, ku ftoi edhe politikanët të ndeshën me “Pushtetin”.
Libri i Fevziut vjen si një rrëfim për të gjithë ata që besojnë se janë të pavdekshëm, dhe për të gjithë ata që janë tundur nga fuqia./gazetametro.net