Loading…

FFK dënon Remzi Ejupin me ndalim veprimtarie për një vit në klub, për shpifje sipas tyre

  • 14/01/2021 | 11:17

FFK dënon Remzi Ejupin me ndalim veprimtarie për një vit në klub, për shpifje sipas tyre

Komisioni Disiplinor i FFK-së dënoi rëndë kryetarin e klubit Prishtina, Remzi Ejupin, sipas arsyetimit të tyre për përhapje të pavërtetave. Atij i ndalohet veprimtaria zyrtare në klubin Prishtina për një vit në raport me federatën e futbollit kosovar, transmeton Gazeta Metro.


Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka dënuar kryetarin e FC Prishtinës, Remzi Ejupin.

Dënimi është një vit me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Më poshtë vendimi i FFK-së i postuar në faqe zytare:

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met  Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.01.2021 shqyrtoi procedurën e hapur disiplinore nga mbledhja  e datës 30.12.2020 ndaj kryetarit të FC PRISHTINA, z. Remzi  Ejupi  për shpifje dhe përhapje të pavërtetave ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe anëtarëve të saj në shkrimet e publikuara si dhe incizimet TV të transmetuara në insport.com (Gazetë online) dhe  për  të njëjtat duke iu referuar  Rregullores disiplinore neni 61 paragrafi 1 pika b sjelli këtë;

V E N D I M

REMZI  EJUPI; kryetar i FC PRISHTINA  nga Prishtina për shpifje dhe përhapje të pavërtetave ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe anëtarëve të saj  dënohet me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës  në kohëzgjatje për ; 1 (një)  vit .

Arsyetim

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në rastin e shqyrtimit të rastit për bazë pati të gjitha shkrimet e publikuara  si dhe incizimet televizive të transmetuara në; Insport.com (gazetë online) nga ana e kryetarit  të FC Prishtina, z. Remzi Ejupi i cili shpif dhe përhap të pavërteta për Federatën e Futbollit të Kosovës në pretendimet e tij të cituara përmes fjalëve; “skandali“ “keqpërdorimet”, “privatizimi“ , “grup njerëzish”, “infektimi i përzgjedhësit Bernard Challandes”, “humbja e ndeshjes ndaj Sllovenisë” dhe “dyshimet në bastore” e të tjera, për të cilat z. Remzi Ejupi ishte i obliguar që në kohën e përcaktuar nga ana e Komisionit të sjellë fakte dhe të sigurojë prova për të gjitha këto të thëna, por  një gjë e tillë nuk ndodhi, andaj komisioni disiplinor i shkallës së parë duke respektuar Dispozitat e Rregullores disiplinore;  neni 61 Paragrafi 1 pika b; sjellë vendimin e lartshënuar për dënimin e z. Remzi Ejupi kryetar i FC Prishtina  me ndalesë për kryerjen e të gjitha  funksioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit  në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit, respektivisht pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë