Loading…

FFK e dërgon në disiplinë kryetarin e Trepçës ’89, veç pse i kritikoi ata në një emision televiziv

  • 08/04/2021 | 13:14

FFK e dërgon në disiplinë kryetarin e Trepçës ’89, veç pse i kritikoi ata në një emision televiziv

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në futbollin kosovar ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 26’të të Superligës dhe të xhiros së 20’të në Ligën e Parë.


Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, dhe Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, kanë përfunduar në disiplinë.

Kabashi pas ndeshjes Ballkani – Prishtina, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon gjyqtarët e ndeshjes.

Zeka i 89-shit ka përfunduar në disiplinë për arsyeje se në emisionin ‘Dueli Sportiv’ ka akuzuar rëndë organet e FFK-së.

Më poshtë i gjeni të gjitha inicimet disiplinore:

Inicime disiplinore:

ndaj kryetrajnerit të SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74, pasi në emisionin sportiv të ATV-së me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani java e 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte gjyqtarët si (lojtarin e 12-të) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer Kodin e etikës sportive.

Ndaj kryetarit të KF Trepça’89, Abedin Zeka, për shkak se në emisionin sportiv të TV Dukagjini (Dueli Sportiv) me 04.04.2021 akuzon rëndë organet e FFK-së pa fakte, që është në kundërshtim me Kodin e etikës sportive.

Ndaj kryetarit KF Ballkani, Arsim Kabashi me numër ID 009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet KF Ballkani – FC Prishtina, e zhvilluar me datë: 04.04.2021, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon gjyqtarët e ndeshjes.

Ndaj zyrtarit të KF “Trepca’89”, Arsim Islami me numër ID 009898M75 në minutën e 77-të ndëshkohet me karton të kuq sepse me tone të larta ofendon gjyqtarët e ndeshjes KF Drenica – KF Trepca’89, ku edhe pas përfundimit të ndeshjes kishte vazhduar me sharje ndaj gjyqtarëve.

Ndaj lojtarit të KF Drenasi, me numër 22 Flamur Shala, me numër të ID 011361M92, në minutën e 82-të (godet me dorë lojtarin kundërshtar) ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e javës së 21-të, KF Vushtrria – KF Drenasi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë