Loading…

FFK me njoftim për biletat e ndeshjes Kosovë-Gjeorgji

  • 08/10/2021 | 23:09

FFK me njoftim për biletat e ndeshjes Kosovë-Gjeorgji

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar që biletat e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Gjeorgjisë, tifozët kosovarë mund t’i gjejnë në pikat e shitjes së Artmotion.


Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë do të zhvillohet me 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe është e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Për shkaqe të pandemisë Covid-19 dhe të masave kundër saj të qeverisë së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të lejohet pjesëmarrja e tifozëve në vetëm 30% të kapacitetit të këtij stadiumi.

Po ashtu, FFK njofton që shitja e biletave për këtë ndeshje do të fillojë nesër me fillim nga ora 12:00, dhe një personit do t’i lejohet blerja e vetëm dy biletave.

Biletat mund t’i blini në këto pika të Artmotion:

Prishtinë – Sheshi Zahir Pajazi p.n (Grand Hotel)

Prishtinë – Perandori Justinian p.n (Pejton)

Pejë – Rruga Mbreteresha Teuta (Sheshi I qytetit) p.n

Prizren – Sheshi Shadervan p.n

Gjakovë – Rruga Nene Tereza nr 097

Gjilan – Bulevardi I Pavaresise p.n

Mitrovicë – Sheshi Adem Jashari p.n

Ferizaj – Rruga 12 Qershori.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë