Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se janë licencuar edhe gjashtë federata të sportit, ndërsa në mesin e tyre nuk është Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) që është ende në proces të licencimit, transmeton Gazeta Metro.
Siç bëhet e ditur federatave që i janë dorëzuar zyrtarisht licencat për ushtrimin e veprimtarisë janë Federatës Skitare, Federatës së Tenisit, Federatës së Boksit, Federatës së Shenjëtarisë, Federatës së Autosportit dhe Federatës Muaythai.
”Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, priti sot në takim udhëheqësit e 6 federatave sportive.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, i janë dorëzuar zyrtarisht licencat për ushtrimin e veprimtarisë Federatës Skitare, Federatës së Tenisit, Federatës së Boksit, Federatës së Shenjëtarisë, Federatës së Autosportit dhe Federatës Muaythai. Përgëzime dhe suksese për të gjitha federatat në veprimtarinë e tyre,” thuhet në njoftim.
Kujtojmë se FFK’ja është ende në proces të licencimit nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive.
Nga një moslicencim i mundshëm i FFK’së siç dihet më së shumti po penalizohen klubet të cilat nuk mund të përfitojnë nga Ligji i Sponsorizimit.
Ndërkaq, vlen të theksohet se Komisioni në shkresën e fundit dërguar Komitetit Ekzekutiv të FFK’së ka kërkuar nga kryetari, Agim Ademi që ta pezullojë veprimtarinë e tij në postin e presidentit të kësaj federate. /gazetametro.net
Njoftimi i MKRS: