Loading…
FFK njofton për çmimin e biletava për ndeshjen ‘Xhaka vs Rashica’
  • 13/06/2019 | 15:12

FFK njofton për çmimin e biletava për ndeshjen ‘Xhaka vs Rashica’

Mbrëmja e së shtunës i takon yjeve të futbollit shqiptar, transmeton Gazeta Metro.


Më datën 15 qershor, në orën 20:00, yjet zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ekipi i krijuar nga Granit Xhaka me shokë dhe ekipi i krijuar nga Milot Rashica me shokë do të përballen me njëri-tjetrin, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirët e futbollit në Kosovë e më gjerë.

Kjo ndeshje është organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro.

Biletat mund të blihen në kioskun e qytetit të Prishtinës si dhe në Rave Travel. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/08/2019 | 15:17
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë