Federata e Futbollit të Kosovës nuk licencohet para datës 31 mars dhe kështu klubet nuk do të mund të shfrytëzojnë ligjin e sponsorizimit për periudhën paraprake.
Kështu i është thënë përfaqësuesve të klubeve në një takim të mbajtur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku të pranishëm kanë qenë Fidan Shatri si kryesues i komisionit për lincecimin e federatave sportive si dhe Afërdita Fazlija kryesuese e komisionit për ligjin e sponsorizimit nga ana e MKRS-së derisa nga përfaqësuesit e klubeve të pranishëm ishin, Avni Haxhiu kryetar i klubit të Trepçës, Shaban Baholli nga klubi 2 Korriku dhe Tahir Batatina nga Llapi.
Avni Haxhiu pas takimit të mbajtur deklaroi se informacionet të cilat i dhanë dy përfaqësuesit nga MKRS nuk i kishin pasur më parë, derisa shtori se sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj ju premtuar para 27 klubeve që të gjitha krieteret nga ana e FFK-së janë pranuar.
I shqetësuar nga fakti se nuk do të mund të shfrytëzojnë ligjin për sponsorizim ishte dhe Shavan Baholli.
Baholli tha se më të dëmtuarat nga ky proces i licencimit do të jenë klubet.
Para takimit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit klubet janë mbledhur në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Nga aty trajneri i Llapit deklaroi se klubet ishin dakorduar që të zhvillohet edhe xhiroja e ardhshme dhe më pas të ndërpresin garat.
Federata e futbollit të Kosovës ka nisur procesin e licencimit tash e një kohë të gjatë mirëpo një gjë e tillë nuk ka përfunduar për shkak të problemeve dhe kritereve të kërkuara nga komisioni për licencim e që nuk janë plotësuar nga ky institucion