Federata e Futbollit të Kosovës(FFK), nuk i ka ftuar dy delegatët nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRFGJ) në Kuvendin e jashtëzakonshëm të premten ku pritet të jetë në rend dite Draft Statutin i FFK’së, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një komunikate, Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRFGJ), ka bërë të ditur se nuk ka pranuar ftesë nga FFK për dy delegatët dhe as materialet për kuvendin e datës 27.01.2023.
Tutje u tha se pas mbledhjes së bordit të LRFGJ’së kanë kërkuar që të sillen materialet dhe ftesat dy delegatët Malazog Hoxha dhe Mirsad Sylejmani të cilët edhe janë delegat legjitim.
“Pas mbledhjes së bordit të LRFGJ-së, është kërkuar që të sillen materialet dhe ftesat për dy delegatët Malazog Hoxha dhe Mirsad Sylejmani të cilët edhe janë delegat legjitim.
Deri sot, as LRFGJ dhe as delegatët në fjalë, nuk kanë pranuar ndonje email nga FFK dhe nuk i janë sjell as ftesat dhe as materialet e kuvendit”.
“LRFGJ përmes kësaj komunikate, njofton FFK-në dhe gjithë opinionin se delegatët z.Malazog Hoxha – Delegat dhe Kryetar i LRFGJ-së dhe Mirsad Sylejmani – Delegat i FC VITIA, si përfaqësues i vetëm nga liga e dytë, do të jenë prezent si delegat legjitim në kuvendin e thirrur nga FFK-ja”, thuhet tutje në këtë komunikatë.
Komunikata e plotë:
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit – LRFGJ me datë 18.01.2023 ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK se me datë 17.01.2023 dy delegatë nga LRFGJ nuk i kanë pranuar ftesat dhe materialet për kuvendin e datës 27.01.2023.
Pas mbledhjes së bordit të LRFGJ-së, është kërkuar që të sillen materialet dhe ftesat për dy delegatët Malazog Hoxha dhe Mirsad Sylejmani të cilët edhe janë delegat legjitim.
Deri sot, as LRFGJ dhe as delegatët në fjalë, nuk kanë pranuar ndonje email nga FFK dhe nuk i janë sjell as ftesat dhe as materialet e kuvendit.
LRFGJ përmes kësaj komunikate, njofton FFK-në dhe gjithë opinionin se delegatët z.Malazog Hoxha – Delegat dhe Kryetar i LRFGJ-së dhe Mirsad Sylejmani – Delegat i FC VITIA, si përfaqësues i vetëm nga liga e dytë, do të jenë prezent si delegat legjitim në kuvendin e thirrur nga FFK-ja.
Të bashkangjitur gjeni edhe letrën drejtuar të gjithë antarve të Komitetit Ekzekutiv – KE dhe koordinatorit të lidhjeve rajonale z.Ismajl Ajeti.
Gjilan, 25.01.2023
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit./gazetametro.net