Loading…
FFK pjesëmarrëse në ‘Big 5 FIFA TMS Conference’, të pranishëm edhe personat e klubeve si Barcelona, Real Madrid, Arsenal e Juventus
  • 15/05/2019 | 17:42

FFK pjesëmarrëse në ‘Big 5 FIFA TMS Conference’, të pranishëm edhe personat e klubeve si Barcelona, Real Madrid, Arsenal e Juventus

Në selinë kryesore të FIFA-së në Cyrih është mbajtur konferenca “Big 5 FIFA TMS Conference”, pjesë e së cilës ishin edhe zyrtarët nga Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë personat më me ndikim në tregun e transferimeve, duke filluar nga: Federatat gjermane, franceze, italiane, angleze e spanjolle, e gjithashtu edhe nga klubet si: Arsenal, Juventus, Barcelona, Manchester City, Real Madrid e Werder Bremen.

Ndërkaq, FFK-ja në këtë aktivitet është përfaqësuar nga menaxherët e TMS-së, Dardan Sadiku e Agron Shosholli.
Në këtë konferencë nga pjesëmarrësit janë ndarë përvoja të ndryshme rreth: regjistrimit të lojtarëve të mitur, akademive të futbollit dhe barazisë gjinore në futboll.

Gjithashtu gjatë konferencës është diskutuar rreth ‘Ndërmjetësuesve (Intermediaries). Po ashtu, gjatë diskutimeve është kërkuar që në të ardhmen edhe Federatat e tjera ta përdorin sistemin FIFA Connect, sistem të cilin FFK-ja tashmë e ka zbatuar me sukses që nga viti 2017./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë