Loading…

FFK shtyn Kuvendin e Punës: Konfirmon gatishmërinë e disa trajnerëve për Kosovën

  • 27/11/2020 | 19:08

FFK shtyn Kuvendin e Punës: Konfirmon gatishmërinë e disa trajnerëve për Kosovën

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se sot Komiteti Ekzekutiv ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është analizuar gjendja aktuale në futbollin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro. 


Komiteti Ekzekutiv i FFK’së  konstatoi se rrjedha e garave përkundër orarit të ngjeshur po ecën me dinamikën e paraparë, por edhe me disa shqetësime dhe ankesa të klubeve në ndarjen e drejtësisë.

KE i FFK’së u zotua për kujdes maksimal ndaj garave dhe me këtë rast kërkon nga të gjitha organet e saj që të vazhdojnë punën me seriozitet, vigjilencë dhe përgjegjësi maksimale në mënyrë që rrjedha e garave të ecën si duhet.

Në këtë mbledhje, KE analizoi dhe shqyrtoi edhe çështjen e trajnerëve të ekipeve kombëtare, me ç’rast u dakordua që të bëhen ndryshime aty ku vlerësohet se është e nevojshme, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe në kërkim të rezultateve. Realisht ana ekonomike nuk është e leverdishme, por ka trajnerë që kanë shprehur gatishmëri për të qenë bartës të punës në ekipet kombëtare dhe KE do të bëjë zgjidhjen e duhur.

Ndërkohë, KE vendosi që të shtyjë Kuvendin e Punës, i cili ishte paralajmëruar për 20 dhjetor. Një vendim i tillë u mor në koordinim me UEFA-n për shkak të situatës me pandeminë si dhe për faktin se FFK është në proces të digjitalizimit dhe platforma online ende nuk është e gatshme.

Kësisoj, Kuvendi i Punës do të mbahet në vitin e ardhshëm. KE shqyrtoi edhe kërkesën e klubeve të Ligës së Parë drejtuar këtij organi që edhe edicionin e ardhshëm kjo ligë të vazhdojë me formatin e njëjtë të garave.

Në parim KE e mbështeti këtë kërkesë, por ajo do të analizohet edhe një herë dhe në koordinim me UEFA-n do të merret vendimi i duhur. Në fund, u diskutua edhe për manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit” dhe u mor vendimi që për shkak të pandemisë sivjet shpallja e më të mirëve të bëhet pa ceremoni. KE shqyrtoi edhe kërkesat e parashtresat e tjera drejtuar këtij organi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë