Loading…

FFK’ja ka një njoftim të rëndësishëm për klubet e femrave të Superligës

  • 26/06/2019 | 15:39

FFK’ja ka një njoftim të rëndësishëm për klubet e femrave të Superligës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kampionati i ri në Superligën e femrave do të nisë më herët se zakonisht, shkaku i ndeshejeve që i ka Përfaqësesusja e Kosovës në konkurrencën e femrave, transmeton Gazeta Metro.


Shkaku i ndeshjeve që Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave i luan në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Superliga e femrave në futboll do të nisë më 17 gusht.

Me këtë rast, FFK’ja ka njoftuar të gjitha klubet e Superligës që deri më datë 15 korrik të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në sezonin e ri.

“Komisioni i Futbollit të Femrave në Federatën e Futbollit të Kosovës njofton të gjitha klubet e Superligës se janë të obliguara që deri më datë 15 korrik ta konfirmojnë pjesëmarrjen në garat e edicionit të ri me shkrim në selinë e FFK-së ose në mënyrë elektronike. Po ashtu, njoftohen klubet se kampionati i ri do të nisë më 17 gusht. Sivjet garat nisin më herët se në vitet e kaluara për shkak të ndeshjeve që do t’i ketë Kombëtarja e Kosovës (femrat) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian me sistem vajtje-ardhje.” – thuhet në njoftimin e FFK’së.

Kujtojmë që në sezonin e fundit kampion është shpallur skuadra mitrovicase, KFF Mitrovica. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë