Loading…

Osmani arsyetohet për shpërndarjen e Kuvendit: S’jam Pejgamber që të mos bëj gabime, për atë ekziston Gjykata Kushtetuese

  • 09/03/2026 | 21:26

Osmani arsyetohet për shpërndarjen e Kuvendit: S’jam Pejgamber që të mos bëj gabime, për atë ekziston Gjykata Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, foli për kontestimin e dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit dhe për procesin që tashmë ndodhet në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Ajo tha se pret që vendimi të merret mbi bazën e integritetit profesional dhe interpretimit të pavarur të Kushtetutës.

“E tëra që pres është që Kushtetuesja të vendosë mbi parimin e integritetit, profesionalizimit dhe interpretimin e Kushtetutës në mënyrë të lirë dhe pa asnjë presion. Ne jemi të bindur që dekreti është në përputhje të plotë me Kushtetutën”, deklaroi Osmani te Çim Peka.

Sipas presidentes, roli i Gjykatës Kushtetuese është të verifikojë vendimet institucionale dhe të japë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

“Por unë s’jam Pejgamber të mos e bëjë asnjëherë në jetë gabime – prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese”, është shprehur ajo, duke treguar qartë se vendimi i fundit nuk i takon vetëm saj.

Osmani gjithashtu theksoi se nuk ka bërë deklarata publike për të mos ndërhyrë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, duke respektuar kështu procedurat institucionale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë