Loading…

Osmani pranoi favorin për Kurtin me datën e zgjedhjeve, Tahiri: Sinkronizim kundër opozitës

  • 09/03/2026 | 23:38

Osmani pranoi favorin për Kurtin me datën e zgjedhjeve, Tahiri: Sinkronizim kundër opozitës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi se ka vendosur 28 dhjetorin si datë për zgjedhjet, sipas dëshirës së Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.


Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, e ka konsideruar veprimin e presidentes si të papranueshëm dhe në përputhje me interesat elektorale të Kryeministrit Albin Kurti.

“Për mua është bukur shokuese të dëgjoj se Presidentja Vjosa Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit. Vendimi për datën e zgjedhjeve, 28 dhjetor 2025, ishte pikërisht data e kërkuar nga Kurti, ndonëse kundërshtohej nga partitë opozitare” shkroi Tahiri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë