Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim ndaj saj lidhet me politikën e jashtme, trasmeton Gazeta Metro.
Sipas Osmanit, Kurti ka shprehur se i duhet një president që nuk merret me çështjet ndërkombëtare.
“Ndërsa do ta them këtë ndonjë moment tjetër… Por, kryesisht është lidhur me punën time në fushën e politikës së jashtme, pra është shprehur që i duhet një president që fare nuk merret me politikë të jashtme. Çështjet tjera më mirë nuk po i përmend do vijë edhe momenti te kjo”, tha Osmani.
Ajo gjithashtu shtoi një koment skeptik lidhur me pritshmëritë ndaj aleateve ndërkombëtar.
“Nuk do të duhej që afria e madhe me aleatin tonë të lirisë të jetë pengesë, këtë nuk e kam pritur asnjëherë në jetën time…”, pretendon ajo.
Presidentja theksoi se nuk ka ndërhyrë publikisht në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri dhe se roli i Gjykatës Kushtetuese mbetet vendimtar për çdo vendim të kontestuar./gazetametro.net