Loading…

FIBA fton FBK’në për organizimin e një tjetër Europiani në Prishtinë

  • 11/09/2019 | 20:23

FIBA fton FBK’në për organizimin e një tjetër Europiani në Prishtinë

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), që edhe në verën e ardhshme, do të jetë pjesëmarrëse me gjashtë Përfaqësuese të reja në garat europiane, transmeton Gazeta Metro.


5 Përfaqësuese do të jenë në Divizionin B dhe një në atë C. Kosova U20 dhe U18 te meshkujt do të garojnë në Divizionin B, si dhe U20, U18, U16 te femrat, derisa në Divizionin C do të garojë Kosova U16 meshkujt.

FIBA gjithashtu e ka ftuar FBK’në që të aplikojë për organizimin e një Europiani. Për të gjitha këto pritet që shumë shpejt të vendosë Bordi i FBK’së, se, me cilat Përfaqësuese do të garojmë, si dhe a do të kandidojmë për organizimin e Kampionati tjetër në Prishtinë.

Kujtojmë se vitin e kaluar në Kosovë ishte organizuar Kampionati Europian, Divizioni C për meshkuj U18, ku kishte triumfuar Kosova, derisa në muajin gusht të këtij viti u organizua Kampionati Europian, Divizioni B, për femra U20.

Kosova kishte marrë nota shumë të mira për këto organizime, duke marrë mirënjohje edhe nga FIBA. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë