Loading…

FIFA dhe UEFA po planifikojnë ndërrimin e datave për transferimin e futbollistëve

  • 25/03/2020 | 21:16

FIFA dhe UEFA po planifikojnë ndërrimin e datave për transferimin e futbollistëve

UEFA dhe FIFA po studiojnë çdo aspekt në lidhje me futbollin, në momentin që do të rinisë pas emergjencës së coronavirusit përfshirë këtu edhe afatin e transferimeve.


Humbjet ekonomike që kanë pësuar klubet e futbollit gjatë kësaj periudhe kanë qenë shumë të mëdha, aq sa kanë vënë në dyshim edhe ekzistencën e tyre në liga më të ulëta.

Humbjet ekonomike mund të bëhen faktor edhe për transferimet e mëdha në afatin kalimtar dhe për këtë arsye FIFA po mendon ta zgjasë në plot 7 muaj sesionin veror të afatit kalimtar.

Afati kalimtar mund të nis më 1 korrik dhe mund të përfundojë në muajin janar në të njëjtën periudhë kur mbyllet afati i dimrit.

FIFA ende nuk ka vendosur por kjo është një hipotezë shumë konkrete.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë