Loading…

FIFA me konfirmim të ri për kualifikimet në Kupën e Botës 2022 për Azinë

  • 12/08/2020 | 09:34

FIFA me konfirmim të ri për kualifikimet në Kupën e Botës 2022 për Azinë

Me gjendjen që ka shkaktuar COVID-19 nëpër botë, futbolli ka ndryshuar planet detyrimisht, në mënyrë që ato të realizohen.


FIFA dhe Kupa e Konfederatave në Azi kanë vendosur unanimisht që të shtyhen ndeshjet kualifikuese që do të mbaheshin për Kupën e Botës dhe për Kupën e Azisë në Kinë në vitin 2023.

Këto ndeshje ishin paraparë që të zhvilloheshin në tetor dhe dhjetor të këtij vitit, mirëpo tani ato janë shtyrë për vitin 2021.

Derisa po përkujdesën që të ruhet shëndeti publik, FIFA dhe organizatorët në Azi do të jenë në bashkëpunim për ndonjë tjetër ndryshim eventual.

Detaje të tjera në lidhje me datat e reja për raundin kualifikues do të zbulohen së shpejti, në lidhje me përballjet e Kupës së Botës 2022 që mbahet në Katar dhe për Kupën e Azisë në vitin 2023.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë