Loading…

FIFA publikon renditjen e re, Kosova shënon ngritje

  • 23/06/2022 | 10:53

FIFA publikon renditjen e re, Kosova shënon ngritje

Ndeshjet e zhvilluara gjate këtij muaji nga Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve janë vlerësuar si pozitive. Kjo së paku dëshmohet nga FIFA, organ që sot ka publikuar renditjen e re të shteteve në bazë të koeficienteve të reja.


Në muajin qershor, Kosova i zhvilloi katër ndeshje, ku shënoi dy fitore (ndaj Irlandës Veriore dhe Qipros) dhe dy humbje (ndaj Greqisë), raporton KosovaPress.

“Në renditjen paraprake të FIFA-së, “Dardanët” pozicionoheshin në vendin e 107, kurse me vlerësimin e ri është shënuar ngritje për një pozitë, pra në të 106-tën.

Ndryshe, Kosova drejtohet nga trajneri francez Alain Giresse i cili erdhi në pozitën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës pas shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë