Loading…
FIFA tregon sa kombëtare do të marrin pjesë në ‘Katar 2022’
  • 23/05/2019 | 19:29

FIFA tregon sa kombëtare do të marrin pjesë në ‘Katar 2022’

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) hoqi dorë nga inciativa që në Kampionatin Botëror Katar 2022 të marrin pjesë 48 kombëtare, transmeton Gazeta Metro.


“U detyruam të heqim dorë nga kjo ide, sepse nuk ka kohë të mjaftueshme që vendi organizator i kompeticionit të përgatitet për një numër më të madh të pjesëmarrësve”, thuhet në vendimin e FIFA-s.

Kështu në Botërorin në Katar do të marrin pjesë 32 kombëtare si zakonisht.

Megjithatë, Botërori në Katar do të jetë i ndryshëm nga të tanishmit sepse do të luhet në nëntor dhe dhjetor, pra nuk do të mbahet në periudhën tradicionale qershor-korrik.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë